Google ADS

Rama përfaqëson Prishtinën si mysafir nderi në Konferencën e Prodhimit dhe IT në Austri

13:08 | 14 Mars 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do ta përfaqësojë Prishtinën si mysafir nderi në Konferencën e Prodhimit dhe IT në Linz, Austri.

Rama tha se në këtë ngjarje, tri kompani nga kryeqyteti janë prezente, duke treguar potencialin e madh të Prishtinës.

I pari i Prishtinës tha se është i entuziazmuar, që po punon për të për të tërhequr kompani të mëdha ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info

Shkrimi i plotë i Ramës pa ndërhyrje:

Shumë i lumtur të përfaqësoj Prishtinën si mysafir nderi në Konferencën e Prodhimit dhe IT në Linz, Austri!

Në këtë ngjarje të rëndësishme, tre kompani nga kryeqyteti jonë janë prezente, duke treguar potencialin e madh të Prishtinës si një qendër e ardhshme industriale dhe teknologjike.

Jam veçanërisht i entuziazmuar të ndaj me ju se po punojmë për të tërhequr kompani të mëdha ndërkombëtare si KEBA, e cila ka shprehur interes të fortë dhe është duke e konsideruar Prishtinën si vend për të ngritur një impiant prodhues gjigant. Kjo do të ishte një hap i madh përpara në zhvillimin e infrastrukturës industriale të qytetit tonë dhe do të krijojë mundësi të shumta për punësimin dhe rritjen ekonomike.

Falënderoj mikun tim të mirë, Kryetarin e Linz, z. Klaus Luger, për ftesën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes qyteteve tona. Ky bashkëpunim është dëshmi e potencialit të madh të Prishtinës në fushat e prodhimit dhe IT-së./Arbresh.info/

Të ngjashme