Google ADS

Rama për Thaçin: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë?

16:21 | 1 Prill 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në Twitter i ka dhënë sërish mbështetje ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj të cilit ditën e hënë do të nisë procesi gjyqësor në Hagë.

Rama në Twitter ka shkruar se “A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale?”

“Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden”, ka thënë kryeministri Rama në postimin e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme