Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka folur sot për rënien e kulmit të Komunës së Re në Prishtinë, si pasojë e të cilit u lëndua një 23 vjeçare.
Rama në një intervistë për ATV tha se ka kërkuar që hetimi për këtë çështje të shkojë deri në fund dhe të gjenden personat përgjegjës.
“Është një tragjedi që ka ndodhur aty ku edhe një vajzë 23 vjeçare ka pësuar dhe për fat ë mirë ka shpëtuar dhe tash është çdo ditë e më mirë. Është një moment shumë i keq për kryeqytetin, për komunën kur kulmi i vetë ndërtesës të re të komunës fluturon. Për këtë tragjedi tash e kemi policinë, është duke u marrë me hetimet edhe gjithsesi dikush ka me shku jo në shtëpi, por ndoshta edhe në burg”, tha Rama.
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...