Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se në mandatin e tretë do ndiqet një “qasje me cilësi të re” sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai u shpreh se deputetët e Partisë Socialiste duhet të vizitojnë më shpesh Prishtinën, që të parashtrojnë opinione dhe ide që u shërbejnë të dyja shteteve.
Shefi i PS tha se “Open Balkan” ka prodhuar mos dakordësi mes dy vendeve, por pavarësisht kësaj Rama nënvizoi se Shqipëria do të punojë me përkushtim për të patur “marrëdhënie vëllazërore me Kosovën”.
“Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj dhe mosdakordësia për ‘Ballkanin e Hapur’ ka marrë një peshë të pamerituar në këtë mes, por ne do të punojmë me përkushtim që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie sa më vëllazërore, duke u përkushtuar në ato punë dhe drejtime që na bashkojnë dhe duke trajtuar me durim mosdakordësinë për ‘Ballkanin e Hapur’, tha ai.
Duke folur para deputetëve të rinj e të vjetër, Rama theksoi se “Open Balkan” është një zgjedhje e qartë, prej së cilës fiton jo vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni.
“Ballkani i Hapur është një zgjedhje e qartë, e drejtë dhe kuptimplotë për të ardhmen e vendit dhe rajonit”, theksoi Rama.
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër