Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se oferta e tij ndaj kundërkandidatit të LVV-së për kryetar të kryeqytetit, Arben Vitisë, për drejtor të Shëndetësisë në këtë institucion ishte e sinqertë.
I pyetur në Edicionin Special të Klan Kosovës për atë se pse nuk ka marrë një përgjigje nga Vitia, Rama u shpreh se kjo pyetje do të ishte më mirë t’i bëhej ish-ministrit të Shëndetësisë personalisht.
“Kjo ka qenë ofertë e sinqertë. Normalisht, gjithkush i merr vendimet e veta, do të ishte më mirë ta pyetnit atë. Të gjitha propozimet që i kam bërë kanë qenë në relacion me aspektin profesional. Ai ka kryer punë të mirë kur ka qenë më parë. Jam i hapur për biseda, kam qenë i hapur me të gjitha partitë për njerëzit profesionalë, që i kanë për të formuar ekip në transformimin e Prishtinës, sepse qytetarët e meritojnë”.
Rama ka theksuar se Vitia nuk e ka telefonuar për ta pyetur për gjendjen shëndetësore, pasi ky i fundit është prekur me COVID-19 ditë më parë.
“Nuk kam marrë telefonatë ende. Me siguri i kanë edhe punët e veta, me siguri do të më thërrasë së shpejti. Nuk kam problem në këtë aspekt, po e shihni se jam mirë”, ka thënë Rama
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?