Google ADS

Rama për lirimin e tre policëve: Lajm i mirë megjithëse i vonuar

17:49 | 26 Qershor 2023
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lirimit të tre policëve kosovar të rrëmbyer nga forcat serbe ditë më parë.

Rama ka thënë se ky lajm është i mirë edhe pse i vonuar.

Ai përmes një postimi në Twitter, bënë të ditur se është takuar në Bruksel me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, me të cilin kanë biseduar për marrëdhënien Kosovë-Serbi.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar”, ka shkruar Rama.

E sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, sipas Ramës, tani është i domosdoshëm de-eskalimi i menjëhershëm i situatës.

“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, ka përfunduar shkrimin i pari i qeverisë shqiptare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme