Google ADS

Rama për dinarin serb: Kosova ka të drejtën e pamohueshme të mbrojë kushtetutën e saj

15:34 | 5 Shkurt 2024
L G

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë lidhur me debatin pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për të hequr nga qarkullimi monedhën s Serbisë, dinarin.

Rama përmes një postimi në platformën “X” shkruan se Kosova duhet të angazhohet , të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, por ka të drejtën e pamohueshme për të mbrojtur kushtetutën e vetë, raporton Arbresh.info.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shprehet Rama.

Të ngjashme