Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar sot Ngrohtoren e Kryeqytetit Termokos.
Lidhur me vizitën atje, Rama ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Facebook, ku tha se me zgjerimin e rrjetit po kursejnë energji dhe ruajnë ambientin.
“Vizituam Ngrohtoren e Kryeqytetit Termokos ku u njoftuam nga Fisnik Osmani kryeshef i ndërmarrjes, për sezonin e ri të ngrohjes i cili tashmë ka filluar. Me zgjerimin e rrjetit më shumë se çdo vit tjetër në shumë lagje të Kryeqytetit, po kursejmë energji dhe ruajmë ambientin”, shkruan Rama.
I pari i Prishtinës ka ftuar të gjithë konsumatorët që të përdorin matësit e ngrohjes të vendosur në radiatorë sepse iu mundëson që ta mbajnë një temperaturë konstante, shkruan Arbresh.info
“I ftoj të gjithë konsumatorët që të përdorin matësit e ngrohjes të vendosur në radiatorë sepse iu mundëson që ta mbajnë një temperaturë konstante, pa pasur nevojë që t’i ngrohin shumë banesat e tyre mandej t’i hapin dritaret”, shkruan ai.
Krejt në fund Rama ka falënderuar kryeshefin ekzekutiv, i cili sipas Ramës bashkë me gjithë ekipin e ngrohtores kanë bërë një punë të mrekullueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.
“Falënderoj kryeshefin ekzekutiv, Termokos i cili bashkë me gjithë ekipin e ngrohtores kanë bërë një punë të mrekullueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, rregullimin e rrjetit ekzistues si dhe investime në gypa të ri në mënyrë që qytetarët të kenë sivjet një ngrohje më cilësore”, ka përfunduar shkrimin Rama.
Ndryshe sot gjatë ditës portali Arbresh.info ka ndjekur nga afër vizitën e Ramës në Termokos.
LEXO EDHE:
Rama: Jemi duke punuar ta zgjerojmë sistemin e ngrohjes në të gjithë kryeqytetin
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...