Rama paralajmëroi ngrirje të raporteve me Serbinë, ironizon Kusari-Lila: I dashur kryeministër, është verë dhe akulli mund të shkrihet shpejt

22:48 | 19 Qershor 2023
E.H

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pasi ky i fundit ka thënë se raportet Shqipëri-Serbi mund të rikthehen në akull nëse nuk lirohen tre policët kosovar.

Kusari-Lila përmes një postimi në Twitter ka ironizuar me Ramën duke thënë se fqinjët verior do të ngriheshin vetëm kur të mbyllet iniciativa “Open Balkan”.

“I dashur kryeministër Edi Rama, është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt. Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi dhe mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufijtë e hapur me këtë nuk bëjnë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Kujtojmë se sot kryeministri i shqiptar, Edi Rama paralajmëroi ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim./Arbresh.info/

lexo edhe:

Rama ashpërson tonet: Nëse nuk lirohen policët këtë javë, rikthehet akulli në marrëdhëniet me Serbinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme