Rama para simpatizuesve në shesh: Prishtinën kemi me shti në harta të botës për të mirë

23:07 | 14 Nëntor 2021
L G

“Ju dua Prishtina Ooou çfarë emocioni, çfarë emocioni”, këto ishin fjalët e para të kryetarit të ardhshëm të Prishtinës, Përparim Rama drejtuar simpatizuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë festimit të fitores në sheshin “Zahir Pazjaziti” në Prishtinë.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama nuk ka mundur t’i kontrollojë emocionet pas fitores së tij kundër kandidatit të Vetëvendosjes, Arben Vitia, shkruan arbresh.info

“Çfarë njerëz fantastik, çfarë njerëz emocional, kemi me bë Prishtinën qysh jemi na, qysh e kemi zemrën kështu të mirë. Prishtinën me bë me na bë mu ndje krenare. Ju premtoj që me zellin më të madh dhe me punën më të madhe kemi me punu derisa ta bëjmë transformimin të cilin ua kam premtu”, tha Rama.

Ai u premtoi prishtinalive se do t’a bëjë Prishtinën qytet që do t’a kenë lakmi të gjitha qytetet e regjionit dhe një qytet me të cilin do të krenohen të gjithë.

“Do ta bëjmë Prishtinën me karakter unik në botë, Prishtinën emocion. Kam dal si 16 vjeçar prej Prishtinës, kam shkuar në Londër Përparim Ramës si 16 vjeçar i kam premtu se kur më pyet dikush ku është Prishtina, ka me ditë ku është Prishtina. Prishtinën kemi me shti në harta të botës për të mirë. Premtimin që ja kam dhënë Përparim Ramës si 16 vjeçar do ta transformojmë për gjithë në. Do krenohemi, do na marrin me krenari të gjitha qytetet e regjionit e gjitha qytetet e mëdha nëpër vende të ndryshme, sepse mundemi. E kemi rininë, e kemi popullin, inteligjencën, mënyrat, nevojat, e kemi diasporën tonë fantastike”, u shpreh

Rama para simpatizuesve të LDK-së në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ndryshe, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama doli fitues i zgjedhjeve me 51.07 për qind, apo 40 mijë e 659 vota, duke lënë pas kandidatin e VV-së, Arben Vitia me 48. 93 për qind, apo 38 mijë e 958 vota./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme