Google ADS

Rama: Pagat e mjekëve do të rriten me 40 %

22:47 | 18 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Pagat e mjekëve do të rriten me 40 % brenda mandatit të tretë qeverisë.

Gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për shëndetësinë, kryeministri Edi Rama tha se rritja e pagave për bluzat e bardha do të vijojë që vitin tjetër.

Edi Rama: Qysh prej hapit të parë që kemi hedhur, pagat e mjekëve dhe infemrierëve janë rritur 63 për qind. Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të vazhdojnë të rriten çdo vit me synimit për të kapur +40 për qind brenda këtij mandati të tretë dhe +6 për qind vitin e ardhshëm. Ndërkohë që aspirojmë për më tepër si në të gjithë fushat e tjera, nuk lë vend për vetëkënaqësi se ka boshllëqe për të mbushur. Kjo që kemi bërë është shumë inkurajuese, e tha edhe Ogerta, ne detyrën bëjmë.

Sipas Ramës duhet shkuar drejt autonomisë spitalore dhe mjekët të paguhen mbi bazën e kontributit dhe performancës.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek rasti i Tires në shërbimin shëndetësor, duke premtuar se ato do të tkurren nga viti në vit.

Edi Rama: Tirja doli nga ky mjedis, nuk ishte meteor i rënë nga qielli, por i tako një kategorie të caktuar brenda sisitemit, por ama dy gjera janë të sigurta,shumica e mjekëvë dhe infermierëve nuk i përkasin asaj kategorie, ajo kategori do vijë vit pas viti duke u tkurrur. Ministrja e shëndetësisë u ndal tek investimet në sektorin shëndetësor dhe fokusin e qeverisë për vaksinimin anti-Covid ku janë vendosur 2.7 milionë lekë për planin e vaksinimit të popullsisë./klan

Të ngjashme