Përveç se sheh iniciativën e “Ballkanit të Hapur” si të hapur për të 3 vendet që ende po ngurrojnë t’i bashkohen, Kryeministri Edi Rama mendon se është dhe mekanizmi e duhur që do të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk u takon anëtarëve të iniciativës të bindin këdo që “Ballkani i Hapur” është vërtet i hapur. as supozimi që iniciativa nuk është e hapur për anëtarë të tjerë nuk është i vërtetë. “Ballkani i Hapur” mund të ndihmojë që të zgjidhet problemi mes Serbisë dhe Kosovës, sepse problemet mund të adresohen vetëm nëse të gjithë janë bashkë”.
I ftuar se bashku me zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar t’i drejtohet parlamentit serb për këtë iniciativë përmes një video konference, Rama për këdo që është skeptik thotë se është konkurruese me procesin e nisur nga Angela Merket në 2014 në Berlin, dhe në kushtet kur negociatat po zvarriten për hapi i duhur për zhvillimin ekonomitë e këtij rajoni.
“Ballkani i Hapur” është kompatibil me Procesin e Berlinit, iniciativë të cilën e themeloi kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së. Bashkimi Evropian po zvarrit zgjerimin për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tashmë disa vjet presin nga Brukseli datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Premtojnë data, e më pas nuk i realizojnë. Ne nuk do të jemi në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm, andaj ne në rajon duhet të punojmë bashkë”.
Rama shprehen dhe dëshirën e tij që thotë se do ta bënte të lumtur kur të dy partnerët, BE-ja dhe SHBA-ja do të deklaronin që “Ballkani i Hapur” është ‘iniciativë e mirë’. E në fakt i dërguari i SHBA Eskobar ka shprehur mbështetjen e tij por sipas tij këto nisma duhet të jetë barabartë të hapura për të gjitha shtetet.
“Është me rëndësi që këto tre shtete të cilat iniciuan ‘Ballkanin e Hapur’ të mbesin të hapura dhe të bisedojnë ngushtë edhe me tre partnerët e tjerë që mbesin skeptikë. në iniciativën rajonale duhet të ekzistojë barazi për të gjithë qytetarët dhe projektet dhe nuk duhet të ketë diskriminim në bazë të përkatësisë etnike. Jemi të gatshëm që t’u ndihmojmë në këtë rrugë, që të arrini standardet ndërkombëtare, që të bëhemi partnerë me Evropën, për t’u siguruar që ky rajon do të bëhet një prej ekonomive më të rëndësishme në Evropë”.
Kryeministrja serbe anën më të rëndësishme të Open Ballkan e sheh stabilitetin dhe sigurinë që kjo nismë krijon në rajonin e trazuar ballkanik.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...