Google ADS

Rama: Njohja përfundimtare do të vijë, Kosova nuk do të presë kaq sa ka pritur, përmend LDK-në, UÇK-në dhe Thaçin

12:45 | 27 Nëntor 2022
A Z

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur besimin se së shpejti do të bëhet njohja përfundimtare e Kosovës, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

“Besoj se edhe njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë, dhe se Kosova nuk do të pres kaq sa ka pritur prej se ka shpallur pavarësinë, për t’u njohur përfundimisht, ndërkombëtarisht, dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë, të gjithë organizimit të përgjithshëm të botës ku ne jetojmë”, ka thënë Rama.

Rama ka përmendur LDK-në dhe UÇK-në, pa të cilët tha se nuk do të mund kuptohej ardhja deri në këtë ditë.

“Dy emra do të sjellë në vëmendje këtu, pa të cilët nuk mund të kuptohet sot, as ardhja deri në këtë ditë dhe as vazhdimësia përtej kësaj dite; Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të dyja këto natyrisht lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot, pasi u nda nga jeta para kohe por me mision të kryer, dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar sot në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht, në një mision që vazhdon”, tha Rama./arbresh.info/

Të ngjashme