Rama njofton se disa kopshte në Prishtinë janë pajisur me inventar të ri

20:01 | 16 Mars 2024
R J

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se disa kopshte në Prishtinë janë pajisur me inventar të ri.

Këtë Rama e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku tha se pritoritet i komunës mbetet shëndeti dhe arsimi i fëmijëve.

“Sapo kemi përmbyllur një javë të suksesshme, ku disa nga kopshtet në Prishtinë u pasuruan me inventar të ri . Prioriteti ynë mbetet shëndeti dhe arsimi cilësor i fëmijëve tanë . Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë se çdo fëmijë gëzon kushte të përshtatshme për të mësuar dhe rritur “, tha Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme