Google ADS

Rama njofton: Nuk ka shtrenjtim të ngrohjes

12:25 | 17 Tetor 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se nuk ka shtrenjtim të ngrohjes.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se me vendim të ZRRE-së edhe këtë sezon ngrohës, faturimi do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar, shkruan Arbresh.info.

“Edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional të Termokos do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar, pas vendimit të bordit të ZRRE.”, shkroi Rama.

“Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

 

Të ngjashme