Nga Samiti i tretë i Diasporës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe, do të jetë një festë zyrtare për Shqipërinë.
Në fjalën e tij përpara të ftuarve, kreu i qeverisë shqiptare tha se ky ishte një propozim nga ana e kreut të shtetit, Bajram Begaj, për të cilin ishte më se dakord.
Madje ftoi edhe Kosovën që të bënte të njëjtën gjë.
“Jam dakord me presidentin. Unë mendoj që dita e gjuhës të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri. Madje unë ftoj edhe presidenten e Kosovës që t’ia propozojë edhe kryeministrit. Unë e dëgjoj presidentin për vete”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura në sallë, mes tyre edhe Vjosa Osmani dhe Bajram Begaj, raporton “A2news”.
Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit. Mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...