Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është duke marrë pjesë në Samitin Global të Open Government Partnership, në Estoni.
Rama përmes një postimi në Facebook, tha se ka marrë zotime se shumë shpejt, kryeqyteti do të bëhet anëtare e kësaj iniciative globale, ndërsa sipas tij, aplikimi është bërë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në Tallinn të Estonisë duke marrë pjesë në Samitin Global të Open Government Partnership.
Pas shumë takimeve, kam marrë zotime se shumë shpejt Kryeqyteti do të bëhet anëtare e kësaj iniciative globale dhe tashmë kemi aplikuar.
Open Government Partnership është një iniciativë me pjesëmarrje të 75 shteteve dhe 104 komunave e shumë organizatave të shoqërisë civile për të promovuar qeverisje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...