Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama në bashkëpunim me përfaqësuesin e KfW, Pablo Obrador Alvarez dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, Fisnik Osmani sot kanë nënshkruar Marrëveshjen e Veçantë për projektin më të madh në rajon ku transformon sistemin e ngrohjes përmes energjisë diellore.
“Sot, bashkë me përfaqësuesin e KfW, Pablo Obrador Alvarez dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, Fisnik Osmani nënshkruam Marrëveshjen e Veçantë për projektin më të madh në rajon”, ka shkruar Rama.
Sipas Ramës nëpërmjet këtij projekti do të kontribuojnë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin, ka shkruar Rama në facebook./arbresh.info
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%