Rama nënshkruan marrëveshje me BERZH-in për modernizimin dhe rifunksionalizimin e transportit publik

17:51 | 11 Dhjetor 2023
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar marrëveshje me BERZH-in me ndihmë nga SIDA suedeze, në realizimin e projektit për ristrukturimin e rrjetit të autobusëve të transportit publik.

Më arritjen e kësaj marrëveshje, Rama thotë se ndihet i lumtur, teksa thekson se synon transport urban më autobusë modern e të rijnë në shumë zona të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.

“Me këtë projekt synojmë një transport urban më efikas dhe të përshtatshëm për qytetarët, duke ofruar qarkullim me autobusë modern e të rinj në shumë zona të Prishtinës”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Mes tjerash, i pari i kryeqytetit inkurajon sektorin e autobusëve privat në atë publik dhe “digjitalizojmë gjithë sistemin e biletave”.

“Me realizimin e kësaj marrëveshjeje ne synojmë kryeqytet më të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për të gjithë qytetarët”, u shpreh Rama në fund./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme