Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama kas kujtuar vitin 19991, kohën kur mësimi në gjuhën shqipë në Kosovë zhvillohej në shkolla.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se shqiptarët hapën rreth 300 objekte private, kryesisht shtëpitë e tyre të banimit, i shndërruan në shkolla të mesme dhe fakultete, shkruan Arbresh.info.
“Në vitin 1991, mësimi në gjuhën shqipe në Kosovë pritej të nis në shtator si zakonisht. Por regjimi i dhunshëm serb ua ndaloi hyrjen në shkolla mësimdhënësve dhe nxënësve shqiptarë. Shqiptarë bujarë dhe zemërgjerë hapën rreth 3000 objekte private, kryesisht shtëpitë e tyre të banimit, i shndërruan në shkolla të mesme dhe fakultete.”, ka shkruar Rama.
“Në mesin e tyre edhe familja Hertica, e cila vendosi të hap dyert e shtëpive për gjithë nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”, dhe të Shkollës së Mesme Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”.”, shtoi ai.
Rama tha se në rrethana të tilla, mësuesit vënë jetën e tyre në rrezik, dhe shpesh, siç thotë ai, ishin viktima të presionit e dhunës serbe.
“Çdo gjë duhej bërë nga e para. U morr vendimi të riemërohen shkollat, u punua në tekste dhe u themeluan struktura të reja të organizimit për mësimin paralel në gjuhën shqipe, të pavarura prej pushtetit të dhunshëm të Serbisë. Bankat, ulëset, mjetet shkollore të gjitha improvizoheshin me mjete rrethanore. Në këto rrethana pasigurie, pronarët e shtëpive-shkolla, mësuesit vënë jetën e tyre në rrezik, dhe shpesh ishin viktima të presionit e dhunës serbe. Kishte edhe mësimdhënës që u vranë duke mbrojtur këtë ideal.”, shtoi ai.
Ndër të tjera, ai u shpreh se e kanë për obligim të nderohet sakrifica e tyre dhe të avancohet tutje ideali I ytre me punë e investim në edukim të fëmijëve./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...