Google ADS

Rama në RAI1: Protesta s’është revoltë e popullit, por e “pallatit të politikës”

23:42 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

“Kjo nuk është një revoltë e popullit, nuk është populli në shesh. Është një revoltë në ‘pallatin e politikës’”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në RAI1, duke komentuar protestat e opozitës.

“Ajo që unë dua t’u them të gjithë atyre që kanë parë këto pamje të protestave të ditëve të fundit iu freskua pak kujtimi i asaj Shqipërie të mbushur me trazira. Kjo nuk është një revoltë e popullit, nuk është populli në shesh. Është një revoltë në ‘pallatin e politikës’, pra ai establishment që pesë vite më parë iku me një milion vota, një gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në Shqipëri, nuk arrin ta pranojë humbjen dhe, si ballkanikë të mirë, si mesdhetarë të mëdhenj nuk jemi shumë të mirë për të pranuar humbjet, kjo edhe për ju”, deklaroi kryeministri Rama, përcjell ATSH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme