Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në Këshillin e Evropës ka thënë se nuk është aty për të folur vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën.
“Kthimi i historisë nga konflikti në bashkëpunim kërkon vullnet dhe besim të ndërsjellë edhe midis institucioneve ndërkombëtare. Nëse ato dështojnë të sjellin drejtësi, atëherë kjo kalon tragjedinë personale”, është shprehur Rama para asamblesë.
“Shqipëria vazhdon ta ndërtojë të ardhmen me trashëgiminë e së kaluarës. Serbia tani është një partner i rëndësishëm brenda Ballkanit të Hapur. Evropa për ne është projekt ekzistencial. Historia nuk ka qenë e kujdesshme me ne, nuk kemi mundur që të zgjedhim se ku përkasim”, deklaroi tutje Rama.
Në fjalën e tij Rama e ka përmendur edhe Kosovën, duke kërkuar që të mos i drejtohen me “Kosovo”
“Është Republika e Kosovës. Nuk është kurrë vonë për të përmirësuar gabimet. Sikur Ukraina sot, Republika e Kosovës është përballur pak dekada më parë. Ka përpjekje që të tërhiqen paralele midis Krimesë dhe Republikës së Kosovës, çka është e paqëndrueshme”, shtoi tutje Rama./arbresh.info/
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...