Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se deri në fund të vitit, kryeqytetit pritet t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej tyre sipas tij do të jenë elektrikë.
“Jemi duke e përpilu strategjinë e re, e kemi nënshkru kontratën për 10 milionë euro me IBRD, me Bankën Evropiane të Zhvillimit, do t’i bimë 30 autobusë shtesë, 6 prej tyre elektrikë”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Rama, tha se po ashtu, janë në diskutim për 50 kombibusë elektrikë, të cilët janë më të vogël për nga madhësia se sa autobusët klasikë.
Ata do të shërbejnë për të hyrë në zona ku autobusët e mëdhenj nuk mund të hyjnë.
“Shpresoj që deri në fund të këtij viti, sepse IBRD është duke bërë prokurimin. Kemi nevojë shtesë jo vetëm të autobusëve, por kemi edhe kombibusëve që duhet me hy nëpër zona ku autbousët e madhësisë së tanishme, nuk mund të hyjnë. Jemi në diskutim për 50 kombibusë elektrikë”, u shpreh ai.
Ai foli edhe për trafikun e dendur në Prishtinë, duke thënë se një nga arsyet është edhe mbipopullimi i kryeqytetit dhe mungesa e rrugëve në raport me zhvillimin e qytetit.
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...