Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur për të katërtin vit radhazi në pritjen e fundvitit me ambasadorë e përfaqësues diplomatikë të akredituar në Shqipëri duke u kujtuar atyre se Kosova është i vetmi popull në gjithë kontinentin që nuk lëviz dot lirisht dhe këtë fat nuk e meriton.
“Ashtu sikundër nuk dua të harroj në asnjë mënyrë, prandaj e ndava nga vendet e tjera, Kosovën. Kosova meriton të shoqërohet dhe të përparojë dora-dorazi me fqinjët dhe nuk meriton të mbetet akoma e izoluar. Është i katërti vit që unë e mbaj këtë fjalë dhe janë katër vjet ku duhet ta përsëris, i vetmi popull në gjithë kontinentin që nuk lëviz dot lirisht.
Unë i di edhe arsyet e thëna, vija e kufirit me Malin e Zi arsyeja e fundit e thënë, nuk jam i sigurt nëse po u zgjidh kjo nuk do të dalë një arsye tjetër, por jam i sigurt për një gjë, që asnjë arsye nuk është mbi arsyen e qytetarëve të Kosovës për të qenë të barabartë në lëvizjen e tyre të lirë, sepse ndryshe nga ne shqiptarët e Shqipërisë, ata kanë dhe një problem tjetër të vështirë për të zgjidhur në mendjen e tyre, ishin nën diktaturë dhe lëviznin lirisht në Evropë, janë të pavarur dhe nuk lëvizin dot lirisht në Evropë”, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën mbrëma, në takimin e fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Shefi i Qeverisë Shqiptare, Edi Rama, në takim me diplomatë të akredituar në Tiranë, por edhe me ata evropianë që kanë vizituar Shqipërinë, nuk ka hezituar ta konsiderojë mungesën e vizave për Kosovën si turpin e BE-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...