Rama në Asamblenë e OKB-së: Njohja e Kosovës, siguri dhe stabilitet për gjithë rajonin

18:04 | 22 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e fjalimin e tij në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ka thënë se pranimi i Kosovës nga çdo institucion rajonal me të drejta të barabarta është me rëndësi thelbësore.

Ai ka thënë se Kosova gjatë këtyre 10 viteve ka arritur shumë si në konsolidimin e institucioneve, qeverisjen e mirë, bashkëjetesën.

Kush mund të mohojë arritjet mbresëlënëse të Kosovës përgjatë me pakë se një dekade të pavarësisë së saj, në konsolidimin e institucioneve të saj demokratike qeverisjen e mirë, bashkëjetesën multietnike dhe ndërfetare duke përfshirë progresin e dukshëm në proceset euroatlantike, çdo raport i besueshëm për situate aktuale në Ballkanin Perëndimor do të qonte pa asnjë hezitim në të nijetin përfundim, Ballkani Perëndimor sot është shumë më i mirë se 10 vite më parë”, ka thënë Rama gjatë fjalimit të tij, përcjell arbresh.info.

Rama ka thënë se vendet që nuk a e kanë njohur Kosovën ende ta bëjnë atë, pasi që me njohjen e shtetësisë së Kosovës do të kontribuojë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës por edhe stabilitet në gjithë rajonin.

Njoha e Kosovës, vendosja e marrëdhënies dhe përkrahja e saj për të ecur përpara, diçka që 114 anëtare të OKB-së, kanë bërë deri me tani është kontribut i drejtpërdrejt për një jetë më të mirë të qytetarëve të saj dhe investim në sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonin përfshirë edhe Serbinë”, ka thënë Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme