Rama ndan pamje nga pritja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky

10:04 | 28 Shkurt 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky para Samititi Ukrainë-Evropë Juglindore.

Rama me anë të një postimi në Facebook, ka ndarë pamje nga pritja e presidentit ukrainas, shkruan Arbresh.info.

“Kryeministri – Mikpritja për herë të parë e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, liderin e rezistencës heroike”, ka shkruar Rama në mbishkrimin e videos së ndarë.

Ndryshe, në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore i cili do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore.

Kosova përfaqësohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./Arbresh.info

/https://www.arbresh.info/lajmet/osmani-perfaqeson-sot-kosoven-ne-samitin-per-ukrainen-ne-tirane/

Të ngjashme