Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se pas raportimit të disa banorëve për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për ndalimin e ndërtimit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton arbresh.info
“Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalë ndërtimin”, ka shkruar Rama.
Postimi i tij i plotë:
Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin.
Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme.
Ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë.
I inkurajojmë dhe poashtu ftojmë qytetarët që rastet e tilla të raportohen.
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike ...
Marrëdhëniet e tensionuara, Barcelona e refuzon menjëherë Se...
Vullneti fajëson Xhenetën për mënyrën se si “ka dal jashtë” ...
Sot përurohet objekti i QKMF-së në Mitrovicë
Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike