Google ADS

Rama: Mund të jemi në BE bashkë, nëse Serbia pranon Kosovën

17:43 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë nga Davosi i Zvicrës, që shpreson, edhe pse Serbia është përpara Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, që të dy vendet të pranohen bashkë në këtë bashkësi.

Ai ka thënë se kjo mund të ndodhë, nëse Serbia pranon pavarësinë e Kosovës, shkruan B92, përcjell Klan Kosova.

“Ky është proces që është i bazuar në performacën”.

“Serbia është në përparësi sepse është duke negociuar dhe ne shpresojmë që të nisim bisedimet këtë vit. Por kjo është një garë e shëndosh dhe ne duam që të lëvizim më shpejt, dhe pse jo, në të ardhmen do të jemi në të njëjtin pozicion dhe t’i bashkohemi BE-së, së bashku, me supozimin që Serbia njeh Kosovën”, ka thënë Rama./klan kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme