Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se po vazhdon sinjalizimi i hapësirave për parkim veture për personat me aftësi të kufizuara në shumë pjesë të Kryeqytetit.
Rama bëri apel te qytetarët e tjerë që të mos parkojnë në hapësirat e dedikuara për ata.
I pari i Prishtinës shton se edhe nëse paguani për ata parking, do të gjobiteni.
“Po vazhdon sinjalizimi i hapësirave për parkim veture për personat me aftësi të kufizuara në shumë pjesë të Kryeqytetit. Të nderuar qytetarë. Ju lutemi shumë, mos parkoni në hapësirat e dedikuara për personat me aftësi të kufizuar. Edhe nëse e paguani parkimin në këto hapësira gjithmonë do të gjobiteni”
“Edhe nëse nuk gjeni vende të lira në tjera hapësira, dhe parkoheni këtu, do të gjobiteni; Edhe nëse në lagjen tuaj nuk është asnjë banorë me nevoja të veçanta dhe ju parkoheni, përsëri do të gjobiteni. Nuk ekziston justifikim i asnjë forme që do të lejojë tolerancë për parkimin tuaj në këto hapësira, sepse janë të dizajnuara vetëm për personat me nevoja të veçanta”, shkruan Rama në Facebook.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend