Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot në Vlorë, foli për atë që është bërë në 44 muajt e qeverisjes së tij, për ekonominë, punësimin dhe çfarë do të bëhet në 4 vitet në vijim.
“Ky është një moment historik për t’i dhënë drejtimin e duhur Shqipërisë dhe për t’i dhënë një fuqi të re Shqipërisë, pasi në këtë fazë kemi nevojë të çojmë përpara disa beteja që janë të rëndësishme për vendin. Kemi nevojë të çojmë përpara reformën në drejtësi. Kemi nevojë të hapim kantierin e madh dhe të vështirë që prek interesat e partive dhe që çliron administratën shtetërore”, tha Rama.
“Nëse ka një gjë që më vjen zor për, të cilën duhet të flas në 44 muajt e shkuar, është fakti se janë pafund njerëzit që janë ndeshur në zyrat e shtetit me sjellje të papranueshme, me refuzimin për të marrë shërbimin që meritojnë, me kërkesa për ryshfete. Kjo është një sëmundje e vjetër që i ka rrënjët tek partitë, pa i lënë shqiptarët që të bëjnë, jo vetëm reforma, por dhe garantimin e shërbimit publik të qytetarëve në çdo zyrë shteti. Nëse doni të kemi një shtet dinjitoz në çdo zyrë dhe shërbim dinjitoz për çdo qytetar dhe të ndahemi nga historia 27 vjeçare e ryshfeteve ka vetëm një rrugë. Jepjani votën PS”, tha Rama.
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...