Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar vendimin që i liron nga pagesa e udhëtimit pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës,.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit ky vendim vlen vetëm për personat që udhëtojnë me uniformën e FSK-së.
“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës. Ky vendim specifikon se, lirimi nga pagesa vlenë vetëm për pjesëtarët që udhëtojnë me uniformën e FSK-së”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Kryetari Rama nëshkruan vendimin për lirimin e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit në transportin urban të Komunës së Prishtinës
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me të cilin diskutoi për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj.
Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.
Ky vendim specifikon se, lirimi nga pagesa vlenë vetëm për pjesëtarët që udhëtojnë me uniformën e FSK-së.
Gjithashtu në këtë takim, Ministri Mehaj me Kryetarin Rama, u dakorduan që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrihet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët. /arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës