Google ADS

Rama me vizitë zyrtare në Japoni, takon zyrtarë të shtetit dhe diskuton mundësitë e bashkëpunimit

19:48 | 30 Gusht 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nisur sot, vizitën zyrtare, disa ditore në Japoni,  ku është takuar me Zëvendës Ndihmës Ministrin për Çështjet Evropiane, Kimitake Nakamura ashtu si dhe kryetarin e qytetit të Minatos, Masaaki Take.

Në  takim me Nakamuran, Rama e falënderoi atë për ndihmën e Qeverisë së Japonisë, teksa njoftoi se është biseduar për fusha të reja të bashkëpunimit mes kryeqytetit dhe institucioneve të Japonisë, përcjell Arbresh.info.

“Informova z. Nakamura për iniciativën për të emërtuar parkun e ri në “Arbëri” me emrin e ish Kryeministrit japonez “Shinzo Abe” në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës.”, shkroi Rama.

Ndërkaq,  në takim me  kryetarin e qytetit Minato në Japoni, Masaaki Take është biseduar për vendosjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve, Prishtinës dhe Minatos, në veçanti në fushat fushat e teknologjisë informative, komunikimit, të artit dhe kulturës.

Ndër të tjera, Rama njoftoi për dakordimin e arritur për fillimin e vizitavce reciproke të artistëve të njohur nga Prishtina dhe Minato.

“Falënderoj Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Japoni, z.Sabri Kiçmari i cili ishte me ne gjatë vizitave.”, tha ai./Arbresh.info.

Lexo edhe:

Rama nis vizitën zyrtare në Japoni, takohet me ambasadorin e kosovar

 

Të ngjashme