Google ADS

Rama: Me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë

08:12 | 25 Shtator 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe sot ka nderuar policin e vrarë dje në veri nga bandat kriminale serbe.

Me anë të një fotografie në Facebook, ku shihet flamuri i Kosovës në gjysmë shtizë, ai ka shkruar se me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.

“Me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme Rama, ka reaguar pas sulmit tragjik në veri, duke thënë vrasja e një polici, është kambana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës në një konflikt të armatosur.

Rama bëri thirrje për komunitetin euroatlantik që ta ulë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e dialogut për normalizim të marrëdhënieve, përpara sesa kriza e zgjatur në veri të dal jashtë kontrollit.

“Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Rama pas sulmit në veri: BE të thërret konferencë të jashtëzakonshme paqeje, para se situata të dal jasht kontrollit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme