Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, tha se beson në bashkëpunimin e Qeverisë Kurti për realizimin e projekteve të mëdha në Prishtinë, megjithatë ai nënvizoi se projektet e tij mund të realizohen edhe nëse nuk e ka mbështetjen e nivelit nacional.
“Projektet në programin tim mund të bëhen edhe brenda buxhetit të komunës, mirëpo unë e kam paraqitur si paralele që ne për këto projekte kemi qasje edhe në fondet e IPA-s, pra në fondet e BE-së të cilat janë të dedikuara për shtete në zhvillim siç është Kosova. Për regjion janë 14.2 miliardë buxhet që i dedikohen tërë regjionit të Ballkanit Perëndimor, ku kanë qasje edhe qeveritë qendrore por edhe ato lokale me projekte, prandaj ne do ta kemi zyrën speciale për joshjen e këtyre fondeve, mirëpo pikat kyçe që duhet t’i plotësojmë janë po ashtu se a bëhen këto projekte me seriozitet dhe nga zyrat profesioniste dhe ne e kemi paraqitjen e programit, koston dhe aspektin kohor dhe a i përmbushë përmasat për shembull punësimi, apo a merret me aspektin e kulturës apo ngritjes së nivelit shoqëror dhe të gjitha pikat që ne i kemi përmendur i plotësojnë këto kushte dhe për këtë arsye kam shumë vetëbesim që ne do të kemi mundësi t’i joshim fondet nga BE.”
“Unë mendoj se qeveria nuk ka asnjë arsye të mos na përkrahë, por nëse nuk na përkrahin, vetëm po them nëse, sepse nuk besoj që nuk na përkrahin, por nëse jo atëherë ne si qeveri lokale kemi qasje në fonde si ato të BERZH-it, të Bashkimit Evropian. Qeveria lokale aty mund të ketë qasje të drejtpërdrejtë mirëpo kamata nëse nuk e kemi garancionin prej nivelit qendrorm kamata është më e lartë” tha Rama.
Kryetari i zgjedhur i Prishtinës tha se ende nuk është kontaktuar nga kryeministri Kurti, por u shpreh i sigurt se ky i fundit do ta ftojë për takim.
“Jo ende, por me siguri që do të më thërras edhe zotëri Kurti, do të kemi takim, ai është kryeministër i Kosovës, i shtetit dhe unë kryetar i kryeqytetit, gjithsesi që do të kemi takim, unë zotërinë Kurti e njoh para shumë kohësh, njihemi moti dhe nuk kam asnjë arsye të besoj se nuk do të kemi bashkëpunim, e kam mik, shok” tha Rama./kk/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...