Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjithashtu përmendi edhe raportin e Dick Marty-t, për të cilin tha se është totalisht i pa vend dhe se provat e faktet deri më sot nuk kanë treguar vërtetësinë e tij për akuzat për trafikim organesh nga UÇK.
Ai tha se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vuan dënimin padrejtësisht dhe i bëri thirrje OKB-së që të pranojë kërkesën për një raport të ri.
“Shqipëria është anëtare e bashkësisë së Ballkanit. Sa përmendet fjala Ballkan në mendjen e gjithkujt vijnë imazhet e luftërave të përgjakshme. Asnjë nga ati nuk do të harrohet, llogaridhënia do të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim. Drejtësia qëndron në themelet e çdo përpjekjeje. Nuk mundem të mos ndaj këtu me ju një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë mësim”, tha Rama.
“Në 2011 asambleja miratoi një raport nga Disk Marty ku akuzohej Ushtria e Kosovës për trafikim të organeve njerëzore. Raporti ishte tronditës dhe u shndërrua në faktorit kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara. Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre viteve për të hetuar këto akuza në nivel rajonal e ndërkombëtarisht e asnjë tregues nuk u gjet në Kosovë e askund tjetër që kishte të bënte me këto akuza. Ndërkohë që flasim është i dënuar presidenti Hashim Thaçi”.
“Përpiquni ta imagjinoi, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama. /TCH/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit