Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, I cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Veseli dhe Rama potencuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm dhe lehtësimit të rrugës së integrimit euro-atlantik.
Kryeparlamentari Veseli vlerësoi rolin që ka shteti shqiptar në rajon, si faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi, por edhe si shembull i reformave në shumë fusha.
Kryeministri Edi Rama mbështeti punën e institucioneve të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane.
Të dy bashkëbiseduesit potencuan se agjenda e përbashkët evropiane është e paalternativë dhe si e tillë duhet të jetë prioritet i institucioneve të të dyja shteteve.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit