Rama mbërrin më Mal të Zi, do të takohet me presidentin dhe kryeministrin malazez

14:55 | 7 Korrik 2023
Arbresh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e dytë të turit ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit ka mbërritur në Mal të Zi.

Rama në Podgoricë u prit nga Ministri i Brendshëm, Filip Adžić  dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, raporton Top Channel, shkruan Arbresh.info.

Sipas agjendës, kryeminsitri Rama do të takohet me homologun e tij, Dritan Abazoviq me të cilin do të mbajë një konferencë për shtyp.

Tutje ai do të takojë edhe presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Pas qëndrimit disa orësh në Mal të Zi, i pari i Shqipërisë, Edi Rama do të bëjë ndalesën e fundit për këtë tur ballkanik në Serbi ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme