Olsi Rama sot është pajisur me licencën e drejtorit sportiv, ndërkohë që më pas ka folur për mediat.
Një nga çështjet për të cilat është pyetur lidhet me qëndrimin e klubit për të konfirmuar trajnerin Sulejman Starova në krye të ekipit, teksa përgjigja e tij është domethënëse dhe përcjell një mesazh të qartë për futbollistët.
“Ishte vendimi i të gjithë drejtuesve për të krijuar vazhdimësi të punës. Ishte një sinjal për t’i treguar skuadrës që ka një plan dhe fatin e trajnerëve e vendosin drejtuesit. Starova ka qenë përherë pjesë e klubit dhe do të jetë në krye të stolit edhe për ndeshjen me Vllazninë”, shkruan Sportal.al.
MERKATO
“Nuk largohet asnjeri. Merkatoja bëhet për t’u përmirësuar. Senatorët do të vijojnë të jenë pjesë e Partizanit. Merkatoja e janarit është merkato riparimesh. Moxhi? Do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit dhe emërimi im nuk e përjashton atë”.
TITULLI I SEZONIT 2015-2016
“Unë e thashë që kemi bërë një kërkesë për të qenë brenda afateve ligjore, për të njohur të drejtën e Partizanit. Ne presim vendimin e KAS-it, nuk ka asnjë problem”. /Sportal.al
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...