“Lojërat Mesdhetare, do të jenë ngjarja më e madhe ndërkombëtare që pritet të zhvillohet brenda vendit tonë qysh prej Pavarësisë e këndej”.
Kështu tha Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës në një konferencë për media të mbajtur në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, në Prishtinë pas kthimit nga Greqia, raporton Arbresh.info.
Rama, premtoi më shumë investime në sport, pasi Kryeqyteti është shpallur mikpritës i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
“Lojërat mesdhetare do të jenë ngjarja më e madhe ndërkombëtare që pritet të zhvillohet brenda vendit tonë qysh prej Pavarësisë e këndej. Ky eveniment do t’ia hap një derë të madhe gjithë sportit kosovar, duke i mundësua më tej çdo federate me qenë nikoqire e ngjarjeve ndërkombëtare në disiplinën e saj përkatëse, si dhe federatave tjera me u themelu dhe me u rritë. Këto lojëra do të na forcojnë pozicionin të barabartë midis kombeve, duke na ngrit me krenari dhe dinjitet edhe më lartë në skenën botërore. Do ta ndërtojmë studionin olimpik të premtuar”, tha Rama.
Sipas tij, Prishtina është e gatshme të mirëpres këtë mundësi historike.
“Ne do ta mirëpresim këtë mundësi historike, të mirë përgatitur dhe me vendosmëri të palëkundshme. Vizioni ynë në Kosovë për “Prishtina 2023” përputhet me fokusin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për efiqiencën dhe qëndrueshmërinë e burimeve, në do ta optimizojmë infrastrukturën ekzistuese dhe në mënyrë strategjike do të shtojmë objekte të reja” u shpreh i pari Prishtinës. /Arbresh.info/
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra