Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama ka thënë se këto janë ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, dhe është shprehur se lirinë që e gëzojmë sot, i falënderohemi heroit legjendar Adem Jashari.
“Urime kjo ditë e madhe, kjo festë e madhe, Epopeja pesë, gjashtë dhe shtatë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditë këto që i feston krejt kombi ynë, krejt kombi shqiptar, janë ditë të mëdhaja, dhe erdhëm këtu me tregu respekt ndaj familjes së Jasharajve, ndaj heroit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, për lirinë që e gëzojmë sot, si komb si vend si një shtet i ri, këtu jemi me zotin Sylë Vitia, i cili është kryesues i organizatave të dalura nga lufta”, tha ai.
Tutje, Rama thotë, se këtë vizitë e bën çdo vit, pasi përmes saj, tregon një respekt të madh ndaj familjes dhe ndaj të gjithë heronjve, që kanë dhuruar jetën e tyre për lirinë që e gëzojmë.
“E bëjmë këtë çdo vit faktikisht, është një traditë e mrekullueshme e popullit tonë, për me tregu respektin e madh që e kemi ndaj kësaj familje, ndaj gjithë heronjve, dëshmorëve që kanë dhënë jetën e tyre që ne sot ta gëzojmë lirinë”, përfundoi Rama./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...