Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar lajme të mira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndon për vizitë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka thënë se dyert e kryqytetit po hapen nga krijimi i lidhjeve të reja mes Prishtinës dhe kryeqyteteve tjera të botës, falë takimeve që ai po zhvillon me kryetarët e kryeqendrave të botës shkruan Arbresh.info
Në këtë vizitë, ai ka takuar edhe kryetarin e New Yorkut, Eric Adams dhe kryetarine Bratisllavës, Matus Vallo.
“Lajme të mira do të sjellim nga ShBA! Dyert e kryeqytetit po hapen në gjithë botën nga krijimi i lidhjeve të reja mes Prishtinës dhe kryeqyteteve të tjera të botës, falë takimeve të shumta me kryetarët e kryeqendrave të mëdha botërore, si kjo me z. Eric Adams, kryetar i Neë Yorkut, dhe me kryetarin e Bratisllavës, z.Matus Vallo.”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...