Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se rajoni nuk duhet të mbetet peng i së shkuarës, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që po zhvillohet ditën e sotme në Shkup, ku pjesëmarrës janë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe 300 përfaqësues të bizneseve në tre vendet.
“Këtë herë përkthyesi të mos jetë si herën tjetër që ma shkatërroi komplet mesazhin dhe uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Maqedonia, Mali i Zi , Kosova edhe nga Bosnja, edhe nga Kroacia, Sllovenia, Greqia. Mozaiku i pjesëmarrjes është përtej tre vendeve tona dhe besoj që është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj nisme. Janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes. Ata që krijojnë punë, të ardhura e duan të shkojnë më tutje. Kjo nismë është gjeja e duhur dhe jo vetëm është e duhur, pro ndryshe nga çfarë predikojnë disa, po edhe e vonuar. Ky rajon nuk mund të vijojë të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt dhe kush nuk e kupton akoma se sa të vegjël jemi të ndarë për të rritur ekonomitë tona, për të krijuar punë, për të hapur prespektivë, është i dënuar të jetojë në të shkuarën, ne duam të projektohemi në të ardhmen përmes një nisme që nuk shpik asgjë të re por sjell në rajon një shembull të plotë, atë të BE. Katër liritë lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve shërbimeve, për çfarë arsye duhet të presim të mbyllur brenda kufijve tanë me kurriz nga njëri tjetri siç kemi ndenjur 500 vjet, ndërkohë rrugëtimi në BE ka kohën ritmin jo çfarë bëjmë ne por çfarë mendojnë të tjerët në fund të ditës në momentin që integrohemi do të bëjmë atë që bëjmë sot pa BE. Nesër si pjesë e BE nuk do të ketë më diskutime të mundshëm nëse këto katër liri do të zbatohen në rajonin tonë”, tha Rama.
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...