Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtarë të Universitetit të Prishtinës ka folur në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Kosovës.
Kreu i qeverisë u shpreh se gjëja e parë ku duhet punuar mes dy vendeve është kufiri, për të cilin duhet që të bëhet pjesë e një sistemi të ri të lirive të lëvizjes që janë të njëjtat me ata të njerëzve në Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë tha se kjo mund të arrihet nëpërmjet Ballkanit të hapur dhe se është e pakuptueshme për të se pse nuk është realizuar ende. Edi Rama deklaroi se në Uashingtoni dhe BE alarmohen më shumë se sa Beogradi kur flitet në shqip për heqje kufiri.
”Hapësira e funksionimit të shteteve është një hapësirë e përbashkët. Është e pakuptueshme për mua që Shqipëria dhe Kosova mos të realizojnë këtë. Kjo mund të realizohet pa pasur nevojë për marrëveshje me të tjerët. Në momentin që ti thua në shqip do heq kufirin alarmon gjithë dynjanë dhe nuk alarmon Beogradin aq sa alarmon Brukselin dhe Uashingtonin. Kjo është arsyeja pse kam mbështetur fort atë që u quajt Minishengeni. Ishte e njëjta nismë si Ballkani i Hapur për të cilën u përdor fjala Shengen për të dhënë qartë për çfarë bëhet fjalë. Insistimi ka qenë lëvizja e lirë e njerëzve. Serbia ishte gatshme, por pa lëvizjen e lirë. Sepse për Serbinë po të pranonte atë, do pranonte heqjen e kufirit të Shqipërisë me Kosovën. Ne nuk mund të pranonim një projekt të cunguar, o të katërta, o asnjëra prej tyre. Projekti u vonua prej disa vitesh derisa u gjet kjo dakordësi”, tha Rama./arbresh.info/
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë