Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka thënë se Rugova ishte njeriu që vuri themelet e shtetit, teksa shton se ai ruajti gjithmonë shpresën për ndërtimin e një Kosove të pavarur, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në 18 vjetorin e vdekjes, nderuam figurën e veçantë të popullit tonë, njeriun që vuri themelet e shtetit, paqësorin, presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.
Si një udhëheqës i mençur dhe i qetë, ai na udhëhoqi përmes sfidave të mëdha, duke ruajtur gjithmonë shpresën për ndërtimin e një Kosove të pavarur.
Vepra dhe kontributi i jashtëzakonshëm do të mbesin përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...