Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidentin farncez, Emanuel Macron tha se për Kosovën më e mira është të firmos unilateralisht të gjithë marrëveshjen dhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë, e më pas ta lë në dorë të BE-së.
Rama tha se është e tmerrshme të mendosh që ky është një oportunitet i artë në tavolinë që Kosova ka në krah të gjithë aleatët që duhet të ketë, çlirimtarët e saj dhe të mbytet me një lugë ujë se çfarë bën e çfarë nuk bën Presidenti i Serbisë.
“E mira e madhe e Kosovës është të firmos unilateralisht të gjithë marrëveshjen dhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë. Pastaj ë ja lërë në dorë BE dhe t’i thotë këto ishin obligimet e planit franko-gjerman, ne i kemi dokumente dhe doni zbatojmë. Nuk na intereson fare se çfarë bën Serbia. E bën për veten e vet. Paqen e bën me veten e vet. Paqja bëhet me armikun. Është e tmerrshme të mendosh që ky është një oportunitet i artë në tavolinë që Kosova ka në krah të gjithë aleatët që duhet të ketë, çlirimtarët e saj dhe të mbytet me një lugë ujë se çfarë bën e çfarë nuk bën Presidenti I Serbisë. Duhet të veprojë e pavarur nga Serbia dhe të vazhdojë rrugën e saj Europiane. Këto janë kushtet. Këto janë mundësira themeltare për ta çuar përpara procesin e paqes”, tha ai./euronews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...