Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar edhe intervistimin e nënkryetarit, Alban Zogaj nga Policia e Kosovës dhe arrestimet e dy zyrtarëve të lartë në Qendrën për Punë Sociale në kryeqytet.
Në konferencën për media, Rama tha se arrestimet kanë të bëjnë më disa kontrata mbi vepër, për të cilat pohoi se janë mëse të nevojshme për Prishtinën, duke i quajtur arrestimet si të paarsyeshme, raporton Arbresh.info.
Më tej, i pari i kryeqytetit sqaroi se buxheti i Prishtinës është i përcaktuar në bazë të numrit të popullsisë së viti 2011, por që ky numër është rritur e me këtë edhe kërkesat për shërbime për çka janë detyruar të lidhin kontratat mbi vepër.
Ai thotë se në këto kontrata nuk ka pasur diçka jashtë normales dhe se ai personalisht nuk sheh arsyeje për arrestim, por që shton se i mbetet drejtësisë që të vendos për këtë rast.
“Pasi jam kthyer nga udhëtimi zyrtar, e kam kuptuar se janë intervistuat nënkryetari dhe shefi i kabinetit. Kontratat janë prej shumë kohësh pasi kemi shumë njësi dhe intensiteti i punëve e ka kërkuar, por nuk besoj që ka diçka të jashtëligjshme që është bërë aty. Dhe si është bërë kjo dhe kohën, pak e çuditshme por të presim se çka po ndodh, t’i lëmë organet të veprojmë dhe posa të marrë informata më shumë do të flas më gjatë”, tha Rama.
Ndryshe, tre zyrtarë në Komunën e Prishtinës, janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.
Për këtë rast, është intervistuar edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Zogaj ka thënë se ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat thotë se i kanë trashëguar nga qeverisja e kaluar.
Të arrestuarit ishin, Shefi i Personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu-Hertica, ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku dhe Shefja e Njësisë së Shërbimeve Sociale në këtë qendër, Valbona Makiqi.
Ata dyshohen për punësimin e kundërligjshëm të dhjetë personave në këtë qendër dhe caktimin e një të punësuare në mënyrë të kundërligjshme si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, edhe pse nuk i plotësonte kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.
Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion, si dhe në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm./Arbresh.info/
Lexo edhe:
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...