Rama: Këtë vit do të ndajmë makina për mbjellje të grurit për bujqit

12:11 | 11 Korrik 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se do të ndajnë makina për mbjellje të grurit.

Rama tha se ky vit ka sjellë rritje të madhe në prodhimin e grurit në kryeqytet.

I pari i Prishtinës tha se këtë vit ka 60 përqind më shumë sasi të grurit se vitin e kaluar dhe deri në 5000 kg për hektar, duke e quajtur këtë një sukses të madh për bujqit.

“Falë angazhimit të bujqve tanë dhe punës së tyre të palodhshme, një shembull i këtij suksesi është bujku Arben Pestisha, i cili sivjet do të na sjellë 40,000 kilogramë grurë. Deri në fund të sezonit të korrje-shirjeve, pritet të kemi 50,000 ton grurë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme