Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se 40 mijë qytetarë janë kyçur në Termokos në 8900 njësi të reja të banimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se kyçjet e reja do të kontribuojnë në kursim të energjisë dhe ruajtjes së ambientit, teksa shtoi se është zgjeruar rrjeti në tetë lagje të kryeqytetit, shkruan Arbresh.info
“Një sezon i ri me kyçje të reja. Kështu do të fillojë sezoni i ri i Termokos. Gjatë këtyre muajve kemi kyçur 40.000 qytetarë në 8900 njësi të reja banimi”, shkroi Rama.
“Kemi zgjeruar, rehabilituar dhe densifikuar rrjetin në 8 lagje të Kryeqytetit. Mati 1, Arbëri, Dodona, Ulpianë, Qendër, Dardani, Bregu i Diellit, Qafa. Përgatitjet janë bërë që gjithçka të fillojë si duhet në Tetor”, shtoi i pari i Prishtinës./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%