I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re të mesme “7 shtatori”.
Rama përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se për të është kënaqësi që të tregojë se i kanë filluar punimet e këtij institucioni arsimor.
“Bashkë me drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, dhe drejtoreshën Besianë Musmurati, kemi nisur këtë projekt me shumë zell dhe entuziazëm”.
“Jemi të lumtur që po bëjmë hapin e parë drejt realizimit të kësaj shkolle dhe presim me padurim ndikimin pozitiv që kjo shkollë do të ketë në nxënësit dhe komunitetin tonë. Dëshirojmë t’ju falënderojmë të gjithë anëtarët e ekipit që kanë ndihmuar në fillimin e këtij procesi”, ka thënë Rama. /Arbresh.info/
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin