Rama: Kemi filluar punimet në krijimin e urës së re në fshatin Barilevë

18:24 | 21 Gusht 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet në krijimin e urës së re në fshatin Barilevë.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka thënë se ky investim po bëhet për të lehtësuar trafikun i cili do të mundësojë zhvillimin e komunikacionit në të dy drejtimet, përcjell Arbresh.info.

“Lajm i mirë për banorët e Barilevës dhe fshatrave përreth. Kemi filluar punimet në krijimin e urës së re në fshatin Barilevë. Këtë investim po e bëjmë për të lehtësuar trafikun e cila do të mundësojë zhvillimin e komunikacionit në të dy drejtimet.”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, ura e cila shfrytëzohej deri tani ka qenë e ndërtuar nga vetë banorët në vitet 80’të dhe ne po e plotësojmë një kërkesë të kahmotshme të tyre./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme